Gjoba për maskat? Rama: Duhet të ishin më të larta, kemi zgjedhur të jemi tolerantë
Çfarë mesazhi ka kryeministri për ata që respektojnë rregullat ndërkohë që ata që nuk i kanë respektuar janë gjobitur dhe në fund i janë falur gjobat?
Edi Rama: Kjo jetë është zgjedhje. Kur zgjedhim të respektojmë ligjet dhe rregullat nuk e bëjmë se përndryshe mund të përfundojmë keq.
Në rastin konkret për rregullat që lidhen me situatën konkrete vlen: Kush respekton rregullat mbron veten e tij, familjen dhe komunitetin për të fituar një betejë sfilitëse.
Nëse dikush zgjedh të jetojë me punën e tij, të zhvillojë karrierën dhe rrisë cilësinë bazuar në parime dhe dikush tjetër në të njëjtën fushë zgjedhj të pasurohet në kurriz të tjerëve këto janë zgjedhje.
Ka një kohë kush gabon paguan por ka dhe rsate kush gabon nuk paguan. Ka dhe raste përjashtimore.
Rama ndodhet para gazetarëve për të prezantuar platformën “Deputeti që duam” kur tha se gjobat duhet të ishin më të larta.
Edi Rama: “Ata të cilët nuk kishin paguar ende apo kishin ende makina të bllokuara meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë kalojë një periudhë jo e vogël.
Për mua gjobat duhet të ishin edhe më të larta, por në rastin e shkeljes së rregullave në këtë situatë duhet ta shohim gjënë në mënyrë më komplekse. Ne kemi zgjedhur të jemi tolerantë me njerëzit.
Nuk shoh arsye pse kush ka zbatuar rregullin duhet të ndihet keq pse dikush tjetër nuk është ndëshkuar deri në fund për mos zbatim të rregullit. Pjesërisht janë ndëshkuar. Kanë lënë me muaj të tërë makinën në parkingjet e policisë. Jam i bindur që ata kanë hequr picirin.“
Rama tha se i ka kërkuar policisë vëmendje deri dhe tek parlamenti.