Gjoba për shkelësit e karantinës, ndëshkohen edhe 692 qytetarë pa maska

Vijojnë kontrollet për zbatimin e masave anti-covid. Policia njofton se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 692 qytetarë të cilët nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, janë gjobitur 27 qytetarë , të cilët pas orës 22:00 janë kanë thyer karantinën pa arsye të domosdoshme, të cilët janë gjobitur me 10.000 lekë secili.

Po në 24 orët e fundit, gjatë kontrolleve, janë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë si dhe 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?