Gjoba të pamëshirshme për ta shpëtuar vendin nga ndotja

“100 Euro për një letër, për një bidon, për një kanace nëse hedh nga makina në rrugë. Pa asnjë mëshirë, 100 Euro gjobë për këdo që del nga shtëpia në fshat dhe i hedh mbeturinat në përrua”...

Nga Mentor Kikia

Sezonit turistik po i vjen fundi. Edhe sivjet, ai që duhej të ishte shtylla më e rëndësishme e ekonomisë, vuajti nga një problem i madh; ndotja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thuajse jashtë vëmendjes së pushtetit vendor, shumica e të cilit për herë të parë kishte nën administrim zona turistike pas ndarjes së re territorial. Sezoni u hap me një vijë bregdetare të pastër. Korpusi i Vullnetarëve, për tre muaj, Prill-Maj-Qershor, pastroi duke mbnledhur me dorë çdo mbeturinë, duke krehur çdo metër rërë, nga Veriu në Jug. Duke pastruar çdo metër park. çdo fushndajë punuan mbi 200 vullnetarë dhe i dorëzuan pushtetit vendor plazhe të pastra në çelje të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ndotja vazhdoi. Në rënë, në parqe, nëpër rrugë…

Problemi i ndotjes vazhdon të jetë gangrena më e madhe në këtë vend. Në shumicën e rrugëve e zonave turisitke nuk ka kosha. Por edhe ty ku janë, njerëzit i hedhin mbetyrunat ku tu teket.

Cfarë duhet bërë? Një pyetyje e vështirë. Në Shqipëri nuk ka ende vendgrumbullime mbeturinash dhe si të tilla shërbejnë gropa pa asnjë standard. Mbeturinat nuk ndahen në burim për tu ricikluar. Lumenjtë janë qelbur nga qeset dhe mbetjet plastike pushtojnë detin në dimër.

Po çfarë duhet bërë, sërish?

Gjoba të rënda, propozj unë. 100 Euro për një letër, për një bidon, për një kanace nëse hedh nga makina në rrugë. Pa asnjë mëshirë, 100 Euro gjobë për këdo që del nga shtëpia në fshat dhe i hedh mbeturinat në përrua. Për atë në qytet, që i hedh në trotuar apo nga ballkoni. Gjobë bashkive që shkarkojnë mbeturinat në lumë.

Duhen vendime drastike për këtë situatë të paprecedentë. Të vendosen kamera sigurie nëpër rrugë e autostrada. Ashtu siç i kapin kur tejkalojnë shpejtësinë, ti kapin edhe kur hedhin mbeturina. Ska rrugë tjetër, duhen bërë disa shembuj. Duhet mbjellë frika. Ndryseh qelbësirat do na qelbin mot e jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?