Gjobat dhe apelet nuk “trembin” drejtuesit e mjeteve
Duket se apelet e vazhdueshme dhe ashpërsimi i gjobave, nuk ka ndikuar tek drejtuesit e mjeteve që të shmangin përdorimin e celularit kur janë në lëvizje. Shumë drejtues mjetesh përdorin celularin edhe kur janë në timon, madje në rrugë të ngarkuara me trafik, pavarësisht masave të ashpra disiplinore të parashikuiara për këtë vepër në kodin rrugor.
Policia Rrugore, e cila konstaton raste të tilla, fokusohet te përshëndetjet e të njohurve të tyre, duke krijuar edhe trafik në rrugë. Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, Policia Rrugore në gjithë vendin ka gjobitur 38 mijë drejtuies mjetesh per perdorim celulari, ose 10 mije më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.
Sipas ekspertit të sigurise rrugore, Artur Sulçe, 10-fishimi i gjobës për drejtuesit e automjeteve që flasin në celular, i cili po diskutohet si masë, nuk pritet të sjellë rezultatet e kërkuara nga Drejtoria e Policisë Rrugore.
“Me problemet që ka vendi jonë dhe duke parë se kush i ka këto mjete dhe si lëvizin ata njerëz, kam përshtypjen se 10-fishim nuk do ishte ndonjë arritje e madhe veçse të rriste arkën e shtetit. Nëse një njeriu në këto 620 mijë persona që kanë leje drejtimi do merret merret një fushtaë jo një-ditore”,-thotë Sulçe.
KOHA JONË SONDAZH

