Gjobat për parkim të gabuar, nuk kursejnë as makinat e Ambasadorëve (FOTO)

Rregullat e forta të zbatimit të qarkullimit rrugor, duhet të jenë të zbatueshme për këdo, cilido posti që ke. Të shkelësh rregullat është e ndëshkueshme edhe nëse je me statusin e diplomatit.

Kështu të paktën shihen në këto foto, ku polici vë gjobë ndaj makinave të ambasadeve.

Policia e Tiranës ka gjetur në shkelje dy automjete me targa diplomatike të parkuara në kundërshtim me Kodin Rrugor në zonën pranë Ambasadës Italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për dy mjete, njëra makinë me të cilën udhëton ambasadori çek dhe një tjetër me të cilën udhëton ambasadori sllovak, që të dyja të parkuara pas njëra-tjetrës në një zonë ku ndalohet parkimi.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?