Gjobë 300 mijë kryepolicit, kaq “gjykohet” rrahja e një shtetasi në Korçë

 

Gjykata vendosi 300 mijë lekë gjobë për kryepolicin e Korçës, i cili u denoncua pasi dhunoi e rrahu në qendër të qytetit një shtetas, Tomi Mishën.

Gjykata vendosi këtë gjobë për Arben Hysenin, ndërsa më herët prokuroria kishte kërkuar 400 mijë lekë gjobë ndaj tij, nën akuzë për rrahje dhe mos marrje të masave.

Gjykata pasi analizoi provat rrëzoi njërën nga akuzat. Zv. drejtori i Policisë së Korçës një vit më parë u filmua publikisht, duke rrahur Tomi Mishën në qendër të qytetit, pas një debati për parkimin e makinës dhe u pezullua  nga detyra pas ngjarjes.

SHKARKO APP