Gjobë kush hedh mbeturina në rrugë!

Hedhja e mbetjeve jashtë zonave të përcaktuara apo koshave përbën krim mjedisor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar sot një video në rrjetet e saj sociale, ku denoncon rastin e dy automjeteve në aksin Vlorë – Orikum, të cilat në mbrëmje hedhin mbetjet jashtë koshave.

Ja ç’ndodhi në aksin nacional Vlorë-Orikum, ku dy makina private njëra pas tjetrës shkojnë natën si kusarë dhe hedhin mbeturinat jashtë kazanëve pavarësisht se kazanët janë bosh! Me të tilla raste përballen ekipet e pastrimit çdo ditë, nga individë e biznese, që publiken e shohin si tokë pa Zot dhe i hedhin kuturu plehrat, jashtë pragut të tyre”, shkruan Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?