Gjobitet pronari një pronari i një lokali, Policia e Durrësit vë në pranga dy persona

Pronari i një lokali në Krujë është gjobitur me masë administrative 1 milion lekë, pasi në kundërshtim me ligjin kishte organizuar dasmë në lokalin e tij. Gjithashtu Policia e Durrësit ka vënë në pranga edhe dy persona, për vepra te ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Ndëshkohet me masë administrative pronari i një lokali në Krujë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili kishte organizuar ceremoni martesore.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin M.O., 41 vjeç, pasi ka tentuar të kalojë PKK, Port, Durrës, me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi V.D., 35 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin SH.D., 58 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP