Gjonaj: Avokatët zvarrisin gjyqet, duhet mbikëqyrje. Maks Haxhia kundër
Në Komisionin e Ligjeve, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi projektligjin për Avokatinë. Gjonaj deklaroi se mungesa e avokatëve zvarrit sot shumë procese gjyqësore, ndërsa kërkoi që të ketë një mbikëqyrje shtetërore mbi veprimtarinë e avokatëve.
”Të rishikohet statusi i Dhomës së Avokatisë. Duhet të ketë mbikëqyrje shtetërore. Të rritet roli i ministrisë së Drejtësisë mbi veprimtarinë e avokatisë. Mungesa e avokatëve zvarrit sot shumë procese gjyqësore sensitive me interes publik”,-tha Gjonaj.
I pranishëm në komision është edhe Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia. Lidhur me kërkesën e ministres Gjonaj, ai shtoi se shteti të mos ngatërrojë syrin dhe vëmendjen me kontrollin.
”Ligji i ri siguron standarde të reja. Nuk i shmangemi syrit dhe vëmendjes së shtetit ndaj avokatisë. Shteti të mos ngatërrojë syrin dhe vëmendjen me kontrollin ndaj nesh”,-tha Haxhia.
KOHA JONË SONDAZH

