Gjonaj në Paris por nuk flitet për negociatat

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, ndërsa ka zhvilluar një takim me homologen e saj Nicole Belloubet.

Gjonaj njohu ministren Belloubet me rezultatet e zbatimit të Reformës në Drejtësi, procesit të Vetting-ut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Ministrisë së Drejtësisë, Belloubet përgëzoi Gjonajn për arritjet e deritanishme dhe e inkurajoi për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Belloubet rikonfirmoi mbështetjen e qeverisë franceze. Temë e diskutimit ishte dhe politika e re penale për të miturit. Dy palët kanë shprehur vullnetin për firmosje në Tiranë të një Memorandumi për Forcimin e Bashkëpunimit në fushën e Drejtësisë për të Miturit dhe mbështetje në ngritjen e Qendrës së Ekselencës, sipas modelit francez. Në takim nuk është folur për çështjen e negociatave. Vendimi pritet që të shtyhet për në shtator, pasi tani janë zgjedhjet për PE-në.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?