Gjonaj: Shërbimi Fast-Track, revolucion në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë një intervistë për ER-TV. Duke folur mbi rezultatet në ministrinë që ajo mbulon u shpreh se një ndër risitë dhe punët që lehtësojnë jetën qytetarëve është shërbimi Fast-Track.

Ku tha se përmes të cilit qytetarët mund të marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë, duke sjellë një revolucion të vërtetë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pas Tiranës dhe Korçës, shërbimi i shpejtë do të shtrihet brenda datës 31 mars në të gjitha ZRPP-të e vendit, duke lehtësuar qytetarët nga pritja disa ditore në dyert e shtetit. Pas aplikimit në ZRPP, shërbimi ju vjen te dera e shtëpisë përmes Postës Shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?