Gjonaj takime me ministrat e Holandës, Gjermanisë e Danimarkës: Mbështetje për negociatat

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në kuadër të punimeve të Ministerialit të Kopenhagenit ka zhvilluar një takim me ministrin holandez për Drejtësinë dhe Çështjet e Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus

Në qendër të diskutimeve dypalëshe ishte çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë në BE, progresi i dukshme që Shqipëria ka bërë në vitet e fundit në forcimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformës në drejtësi  dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministrja Gjonaj shprehu vlerësimin për kontributin e Holandës në dizenjimin dhe tashmë në zbatimin e Reformës në Drejtësi, me angazhimin e ekspertëve dhe gjyqtarëve holandezë në strukturën e ONM.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Grapperhaus shprehu mbështetjen e tij në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takime të rëndësishme Ministrja Gjonaj ka zhvilluar edhe me ministren e Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë, Katarina Barley dhe Ministrin e Drejtësisë së Danimarkës , Soren Pape Poulsen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?