Gjonaj: Të burgosurit me probleme mendore do transferohen në burgun e Lezhës

Rreth 250 persona që ndodhen pas hekurave dhe që njëkohësisht vuajnë nga probleme të shëndetit mendor do të transferohen në Burgun e Lezhës. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se mjediset e burgut të Shën Kollit do t`i nënshtrohen rikonstruksionit për të ofruar shërbime cilësore për këtë kategori personash të privuar nga liria.

“Ministria e Drejtësisë po e trajton këtë problematike në dy linja kryesore: Me masa afatmesme për përmirësimin e trajtimit të kushteve aktuale në të cilat mbahen dhe trajtohen personat me masë mjekësore “mjekim i detyruar” dhe masa afatgjata, që lidhen me ndërtimin e një institucioni të specializuar, që do të administrohet nga Ministria e Shëndetësisë.”, tha ministrja.

Gjonaj shtoi se mjekët psikiatër që do të shërbejnë në këtë institucion do të kenë një pagë më të lartë për shkak të vështirësisë dhe speficikës së detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndryshimet ligjore që po ndërmarrim që janë në proces do të prekin edhe trajtimin mjekësor duke përfshirë edhe personelin mjekësor që do të shërbejë për këtë kategori personash. Ato parshikojnë përmirësim të trajtimit financiar për mjekët psikiatër.”, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja e Drejtësisë tha se ky plan masash vjen në kuadër të rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar për akomodimin dhe trajtimin e personave që janë dënuar për vepra të ndryshme penale por ndërkohë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?