Gjosha: Ëndrra e të rinjve është veç largimi, më 25 prill votojmë për një të ardhme të sigurtë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha gjatë një takimi me të rinjtë e njësisë nr.5 në Tiranë, tha se ëndrra e tyre është largimi nga Shqipëria. Mesazhi i Gjoshës është që më 25 prill, duhet të votohet për një të ardhme të sigurtë në Shqipëri.

Postimi i plotë

Në takimin me të rinjtë e njësisë 5 të Tiranës. Fatkeqësi që sot ëndrra e vetme e të rinjve është largimi nga Shqipëria. Asnjë mundësi punësimi në bazë të meritës, asnjë standart mësimi për të prodhuar breza të aftë për tregun e punës, asnjë shpresë për një të ardhme të sigurtë. Në 25 Prill votojmë për rininë dhe për Shqipërinë e të rinjve.

SHKARKO APP