Gjosha: Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi
Ish-ministrja Klajda Gjosha ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me Forumin Ekonomik Botëror.
“Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi. Nga 82 vende që u analizuan, vendi ynë u rendit i 81-ti!” shkruan Gjosha në të gjitha fushat duket se Shqipëria nuk kalon dot as nivelin bazë të standarteve
Postimi i plotë:
Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi. Nga 82 vende që u analizuan, vendi ynë u rendit i 81-ti!
Mjafton një konstatim i tillë për të kuptuar pse largohen qytetarët shqiptarë, në numra alarmantë, për një vend që nuk është në status lufte! Pamundësia për t’iu përshtatur tregut të punës, mungesa e konkurrencës dhe meritokracisë, mbyllja e dyerve për cdo mundësi për të fituar jetesën, nepotizmi dhe rreziku në cdo moment për ta humbur vendin e punës janë ato që vrasin cdo ditë shpresën.
Raporti merr në shqyrtim arsimin, shëndetësinë, nivelin e përdorimit të teknologjisë dhe tregun e punës. Në të gjitha fushat duket se Shqipëria nuk kalon dot as nivelin bazë të standarteve.
Ne kemi nevojë emergjente për një strategji kombëtare ekonomike, kemi nevojë të ndajmë prioritetet kombëtare nga politika e ditës dhe kemi nevojë të kthehemi në vendin të mundësive dhe shanseve për të gjithë.
Ndryshimi është i jetik dhe duhet të ndodhë tani!