Gjosha: Kemi ende korrupsion dhe krim të organizuar. KE të tregojë qartë kushtet për Shqipërinë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nuk e sheh me shumë nota pozitive raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, pasi thekson se ende në vend ka korrupsion dhe krim të organizuar. Ish-deputetja e LSI-së mendon që ka ardhur koha që KE-ja të jetë më e qartë se çfarë kushte duhet të plotësojë Shqipëria për të marrë datën e konferencës së parë ndërqeveritare.

Për sa i përket datës së konferencës së parë ndërqeveritare, Gjosha u shpreh se është e vështirë të vendoset brenda këtij viti pasi është një proces që kërkon kohë. Gjosha më tej shtoi se procesi i negociatave është jetik për vendin.

”Më erdhi keq të dëgjoja sot të njëjtin progres-raport për 5 vite sepse Shqipërisë i rekomandohet një datë, por është e njëjta gjuhë e përdorur nga KE. Nuk pashë asnjë fjali të re, asnjë qëndrim konkret. Unë mendoj që përveç ngërçit që kanë vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE, është dhe një tjetër ngërç në gjuhën e përdorur, por që kuptohet që ka ardhur momenti të kalojmë në një gjuhë ndryshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot nuk kemi më korrupsion, nuk kemi më krim të organizuar, kemi ne një reformë zgjedhore e cila e ka zgjidhur ngërçin e zgjedhjeve në Shqipëri? Unë nuk besoj se këto kushte janë plotësuar, pavarësisht hapave që mund të bëhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk shoh të kemi një plotësim 100% të këtyre kushteve dhe ndoshta ka ardhur koha që KE të jetë më e qartë. Çfarë duhet të plotësojë Shqipëria 100% që të jetë gati? Mënyra se si po funksionon sot nuk po shkon drejt zgjerimit”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?