Gjosha: Kushtet e Shqipërisë për integrimin, janë platforma e qartë për qeverisjen e vendit!

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaron se kushtet e Shqipërisë për integrimin, janë platforma e qartë për qeverisjen e vendit!

“Kushtet e Shqipërisë për integrimin, janë platforma e qartë për qeverisjen e vendit!

Kushtet janë detyrim i padiskutueshëm për qeverinë dhe gjithë institucionet.

Ato nuk iniciohen nga BE, është keq qeverisja jonë që ka prodhuar kushtet për celjen e negociatave.

Shqipëria duhet me patjetër që në takimin e rradhës të Këshillit Europian, të shkoj me rezultate të prekshme. Emergjente është ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së lartë, miratimi i reformës zgjedhore, rishikimi i legjislacionit të medias në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, reduktimi i fenomenit të azilkërkimit dhe rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kushtet nuk janë abstrakte dhe të paprekshme, ato janë të lidhura ngushtë me jetën e përditshme të gjithësecilit nga ne. Janë të lidhura me të drejtat tona, punësimin, mirëqënien e familjes tonë, standartet e jetës, investimet dhe cdo vlerë njerëzore. Ndaj kërkesa e llogarisë për plotësimin e kushteve nga qeveria duhet të jetë një detyrë e përditshme e gjithëkujt nga ne”, shprehet Gjosha.

SHKARKO APP