Gjosha: Rama i kërkon hesap për celularin një djali të varfër dhe refuzon të përgjigjet për veten

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha në fjalën e saj në Kuvend ka bërë thirrje për një vetting në politikë.

“Sot qytetarët kërkojnë vetting në arsim, në shendetësi, në biznes e kudo! Po a nuk është hipokrizi që politika ta hedhi vettingun si gur themeli për çdo profesion por menjanon veten e saj? A nuk është hipokrizi që pikërisht politika që akuzohet më shumë të qëndrojë e paprekur nga ky proces? A nuk është hipokrizi që Kryeministri kërkon hesap për celularin e një djali të varfër dhe refuzon të japë përgjigjen për veten e tij?”u shpreh Gjosha në fjalën e saj.

Ja fjalimi i saj i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutojme sot një çeshtje që gjate viteve të fundit ka marrë një rëndësi të veçantë dhe ky është pikërisht vettingu. Sot qe flasim ndoshta vetting është fjala me trendy dhe me e pelqyera mes qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdhi si nje shpikje e madhe per prokurorët dhe gjyqtarët, si shpëtimi nga e keqja, ku kemi parë çudira nga me të ndryshmet. Vijoi me vettingun në polici, ku panvarësisht nevojës për ta kryer këtë operacion, pamë se si policët largohen nga detyra për një fotografi me persona të padëshiruar.

Sot qytetarët kerkojne vetting ne arsim, ne shendetesi, në biznes e kudo! Po a nuk është hipokrizi që politika ta hedhi vettingun si gur themeli për çdo profesion por menjanon veten e saj? A nuk është hipokrizi që pikërisht politika që akuzohet më shumë të qëndrojë e paprekur nga ky proces? A nuk është hipokrizi që Kryeministri kërkon hesap për celularin e një djali të varfër dhe refuzon të japë përgjigjen për veten e tij?

Vetëm në Shkurt të ketij viti Komisioni Europian miratoi stategjine e zgjerimit per vendet e ballkanit perendimor dhe ceshtja me alarmante e ngritur eshte pikerisht lidhjet e politikes me krimin! Fenomen ky qe po merr peng cdo dite e me shume te ardhmen e qytetarëve tane dhe te ardhmen europiane të Shqipërisë!

Kjo eshte ceshtja qe e beri opoziten te kerkoj sot me e bindur se kurre vettingun ne politike. Qytetarët kane zero besim te politika, madje e shohin me percmim dhe urrejtje. Ka ardhur koha qe edhe politika te pastrohet. Jo te gjithe ne jemi njesoj dhe eshte momenti qe shume prej nesh te qendrojne me koken lart dhe me ndershmeri te plote ti sherbejne ketij vendi!

Parlamenti duhet te jete shtepia e zerit te qytetarit, e zgjidhjes se problemeve te tyre. Shtepia e atyre qe kuptojne realitetin e hidhur ne te cilen ndodhet vendi. Shtepia e njerezve me kembe ne toke qe nuk jane te shkeputur me jeten normale të qytetarëve dhe qe krimin e luftojne me te gjitha mjetet dhe jo duke e bere ate partner ne qeverisje.

Keq qeverisj, deliri, pushteti ne nje dore dhe kapja e shtetit patjeter meriton te vetohet, sepse skandalet e fundit te kesaj qeverie meritojne patjeter te shkojne para drejtesise me pergjegjesi konkrete individuale.

Frika per te votuar kete projektligj nuk shpeton askend nga e verteta!

Ndaj vota jone sot duhet te jete e palekundur pro vettingut ne politike per ti hapur rruge nje epoke te re ne qeverisjen e vendit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?