Gjosha: Shteti të tregojë forcën në luftën me krimin

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, shkruan se qeveria duhet të tregojë forcën tek lufta me krimin dhe jo tek fëmijët dhe te banorët e ”Astirit”. ”Ndjej keqardhje për qeverinë e vendit tim, për njerëzit që na drejtojnë dhe për lotët e qytetarëve të dëshpëruar, që sot janë më të pashpresë se kurrë”,-shkruan Gjosha.

Postimi

Sa mirë do të ishte që shteti të ushtronte të njëjtin zell dhe pasion për luftën kundër krimit, siç e ushtron për të arrestuar protestuesit, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu me të njëjtin pasion që kërkonin të kapnin djalin 17-vjeçar të protestës, ku inati lexohej në sytë e policisë së shtetit. Ndoshta ky pasion vazhdon ende të ushtrohet brenda komisiarateve, ku këta qytetar mbahen të mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa mirë do të ishte që shteti të bënte luftën e pa kompromis me krimin, ashtu me të njëjtën arrogancë që përdor me 600 familjet që do të mbeten pa strehë, në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës.

Ndjej keqardhje për qeverinë e vendit tim, për njerëzit që na drejtojnë dhe për lotët e qytetarëve të dëshpëruar, që sot janë më të pashpresë se kurrë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?