Gjosha: Sot nisi numërimi mbrapsht për Ramën

E pranishme në protestën tek Teatri Kombëtar, tashmë i rrënuar, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka thënës e kjo protestë ka të bëjë me dinjitetin e çdo shqiptari, ka të bëjë me kulturën, me historinë dhe se ajo që po ndodh është shumë herë më e thellë se çdo vendim tjetër politik që mund të jetë marrë në këtë vend.

“Qytetarët janë të trishtuar, ata që i shohin nga televizioni janë të trishtuar, janë aktorët që kanë luajtur ndër vite, edhe ata që sot nuk jetojnë më dhe në kujtim të tyre, kjo është e rëndë. Sot qytetarët kanë thyer rregullin e pandemisë sepse pandemia e diktaturës është më e rëndë. Sot kemi instalimet e para të diktaturës, por kjo nuk do të zgjasë shumë. Sot ka nisur rrugëtimi i fundit i të gjithë atyre që mendojnë se kanë në dorë jetën e qytetarëve shqiptarë”.

Nga ana tjetër, ajo dënon ashpër shoqërimin në polici të gazetarëve, qytetarëve dhe të aktorëve. Në fund ajo thekson se ka nisur numërimi mbrapsht për atë që mendon se do të jetë përjetësisht në atë karrige.

SHKARKO APP