Gjosha: Zvarritje e qëllimshme nga qeveria për mos Integrimin në BE

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se ka kaluar një kohë e gjatë e tashmë duhet të ishin plotësuar disa nga kushtet kryesore për hapjen e negociatave. ”Kushti i parë dhe më kryesor ka të bëjë me Reformën Zgjedhore dhe mendoj se sa më shumë zvarritet aq më shumë ajo krijon një sfidë shumë të madhe për të kaluar më pas te përmbushja”,- tha ajo.

Ish-ministrja nuk la pa përmendur zvarritjen e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Sipas saj, ngërçi i krijuar do të vështirësojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

”Unë nuk mendoj se Shqipëria do të shkojë drejt Konferencës së Parë ndërqeveritare, fatkeqësisht dhe më vjen shumë keq sepse kjo do të duhet të kishte ndodhur vite më parë”,- u shpreh Gjosha. Në fjalën e saj, ish-deputetja e LSI-së ftoi mazhorancën që t’i përmbahet marrëveshjes politike të 5 qershorit, marrëveshje kjo e cila u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

SHKARKO APP