Gjuajti Ramën me këpucë, e shoqja: Policia më dhunoi barbarisht fëmijët
Bashkëshortja e Ilias Sketiraj, i cili u arrestua pasi akuzohet se gjuajti kryeministrin Edi Rama me këpucë. Në një prononcim për ”News 24”, e shoqja tregon se ai ishte i revoltuar që kur në 2014-ën u dhunua barbarisht bashkë me fëmijët e saj nga punonjësit e policisë.
”Policia më ka dhunuar në mënyrë barbare burrin dhe fëmijët që në 2014. Burrit i thyen krahun, kurse fëmijët i gjakosën e u shkaktuan fraktura në fytyrë. Kur shkuam në spital, ata kishin zhdukur kartelat e fëmijëve. Kemi mbi 20 vjet në këtë zonë, kemi paguar taksa dhe jemi në proces legalizimi. Do ta mbrojmë me gjak shtëpinë. Do i mbrojmë me gjak, do japim edhe jetën”, shprehet gruaja e revoltuar, në protestën e banorëve të Astirit, që aktualisht është zhvendosur para Gjykatës së Tiranës, pasi po zhvillohet seanca për 11 të arrestuarit e protestës, ku mbetën të plagosur 13 efektivë policie, mes tyre edhe Ina Nuku.
KOHA JONË SONDAZH

