Gjuha ndaj Dumanit, ”zbutet” Meta: S’kam në shënjestër drejtësinë! SPAK, pjellë e një procesi të deformuar
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket më i tërhequr në akuzat e tij ndaj SPAK-ut që jemi mësuar t’i dëgjojmë nëpër konferenca e emisione televizive ditët e fundit. Ai e cilëson SPAK-un një krijesë e një procesi të deformuar. “Unë nuk kam patur ndonjëherë vlerësim të madh për SPAK, e as pritshmëri sepse SPAK është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese. SPAK është rezultat i KLP-se dhe KLP ishte rezultat i një zgjedhje anti kushtetuese të Arta Markut e cila mandatin e saj e përdori për të manipuluar KLP e përmes KLP-së, SPAK”, tha Meta.
Pyetje: Një periudhë gati 1 vjeçare keni qenë i heshtur, por papritur me akuzat të rënda ndaj drejtësisë?
Meta: S’më pëlqen që nisi kështu kjo intervistë sepse ne po shkojmë drejt një konventë historike…
Pyetje: Pse tani gjithë ky aksion?
Meta: Nuk kam shënjestër drejtësinë, por përdorimin e drejtësisë së kapur nga Edi Rama. Rama është përgjegjësi kryesor për korrupsionin në vend. Ky është shqetësimi im. Unë nuk kam pasur ndonjëherë vlerësim të madh për spak e as pritshmëri sepse spak është një krijesë e një procesi të deformuar nga pikëpamja kushtetuese.