Gjuhë ksenofobike/ Deputeti britanik akuzon ministrinë për paragjykim racor dhe fetar
Një valë kritikash janë adresuar ndaj qeverisë britanike. Një deputet laburist ka akuzuar zyrën e Brendshme për paragjykim racor dhe fetar në lidhje me dhënien e vizave për emigrantët që donin të jetonin në Britaninë e Madhe. Duke folur në Commons, Imran Hussain tha se më pak se 20% e aplikimeve refuzohen.
“Megjithatë, kur bëhet fjalë për ato të kombësisë pakistaneze dhe Bangladeshe, këto shifra papritur, në mënyrë dramatike dhe të pashpjegueshme rriten në 30%. Pra, a pret vërtet ministrja që ne të besojmë se nuk ka paragjykime racore apo fetare në Zyrën e Brendshme?”.
Britania e Madhe ka nënshkruar një marrëveshje me Francën me qëllim që do të ndalojë emigrantët e paligjshëm të kalojnë në Kanalin Anglez. Në shënjestren e mediave britanike kanë qenë dhe shqiptarët, të cilët muajt e fundit kanë thyer rekord mbërritjesh në brigjet britanike përmes varkave të vogla.
KOHA JONË SONDAZH

