Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:14 Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje” Gjykata ka vendosur lirimin nga qelia të 12 protestuesve të arrestuar në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit në Tiranë. Për 12…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjuraj për Shkodrën: PD ka avantazh programin dhe skuadrën, duhet rishikuar ligji për digat

Aktualitet E mërkurë, 14 Prill 2021 22:23
Gjuraj për Shkodrën: PD ka avantazh programin dhe skuadrën, duhet rishikuar ligji për digat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria ka kaluar disa procese zgjedhore që prej rënies së komunizimit por në çdo fushatë nevojat e qytetarëve janë të njëjta: Ujë, drita, rrugë.

E përjashtim nuk bën as qarku i Shkodrës. Arben Gjuraj, kandidati për deputet me numrin 11 në listën e Partisë Demokratike thotë se qytetarët në 25 prill kanë një alternativë dhe një shans për të thënë fjalën e tyre drejt ndryshimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Tani
E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Para 24 minutash
GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

GJKKO shtyn gjyqin për Erion Veliajn, ja kur mbahet seanca e radhës

Para 1 ore

Gjuraj: Problematikat më të mëdha që qytetarët kanë janë nevojat jetike, nevoja për energji elektrike, rrugë, ujë të pijshëm.Unë jam një pjesë e skuadrës që PD, Aleanca për Ndryshim ka formatuar për qarkun e Shkodrës. Një nga avantazhet më të mëdha që kemi është programi dhe skuadra ku janë mbledhur vlera. Programi i PD ka ardhur si program që ka parë mirë edhe dështimet e qeverisjeve të mëparshme por edhe dështimet spektakolare të qeverisjes më të fundit që socialistët kishin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është një program shumë më human dhe social që familja shqiptare të mund të marrë edhe njëherë veten. Qytetarët e kanë një shans më tepër për të thënë fjalën e tyre. Është në dorën e tyre të pastrojnë listat e çdo subjekti politik nga personat që i kanë zhgënjyer në mënyrë të vazhdueshme por edhe disa të tjerë që mund të tentojnë ti zhgënjejnë duke ardhur para tyre me oferta të papranueshme për dinjitetin e tyre.

Tentativa për shitblerjen e votës mbetet shqetësim edhe në kryeqendrën e veriut, por Gjuraj thotë se gjithnjë e më shumë qytetarët po i mbyllin derën këtij fenomeni.

Gjuraj: Qytetarët shpesh janë të shqetësuar në këtë gjë. Çdo ndërhyrje e paligjshme zhvlerëson votën e qytetarëve. Por qytetarët gjithmonë e më tepër po ju mbyllin dyert atyre që po tentojnë ta blejnë apo modifikojnë rezultatin zgjedhor.Jemi shumë të vendosur ta ndjekim hapa pas hapi. Strukturat e ligjit duhet të jenë të vëmendshme. Duhet ti nënshtrohemi vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të blerë dhe as vullnetit që vjen nga paligjshmëria apo krimi.

I ftuar në Ora News, ai foli edhe për një nga problematikat më të mëdha të këtij qarku, përmbytjet.

Me një eksperiencë në qeverisjen vendore, Gjuraj thotë se veç investimeve në infrastrukturë dhe pajisje për parandalimin e përmbytjeve nevojitet edhe një rishikim i ligjit të digave.

Gjuraj: Qarku i Shkodrës është mjaft i larmishëm për shkak të shtrirjes që ka. Është një nga qarqet më të ekspozuara ndaj rreziqeve natyrore në përgjithësi. Përmbytjet janë fenomenet më të shpeshta, vitet e fundit i kemi pasur pothuajse të përvitshme. Vijnë jo vetëm për shkak të kushteve natyrore por edhe prej mosvëmendjes së duhur nga autoritetet dhe shpyllëzimet masive. Përmbytjet ndikohen edhe nga shkarkimet e digave. Dëmin më të madh e shkakton te fermerët.

Ka nevojë për investime të qenësishme qoftë për ngritjen e infrastrukturave mbrojtëse, sistemin e kullimit por edhe investime infrastrukturore për furnizimin me ujë të pijshëm. Përmbytja kolapson gjithë infrastrukturat e furnizimit me shërbime publike si furnizimi me ujë të pijshëm, bllokimi i rrugëve. Përveç investimeve të menjëhershme kërkohen investime afatgjata për gjithë territorin, në mënyrë të veçantë për Nënshkodrën, qoftë për mbrojtjen nga erozioni i tokave bujqësore.

Në gjithë rrjedhën e lumit Drin dhe lumit Buna duhet ndërhyrë në mënyrë që rrjedha të mos shkaktojë gërryerje të tokave bujqësore dhe rrezikim të banesave. Duhen investime dhe në hidrovore. Të gjitha janë përgjegjësi e qeverisjes qëndrore e cila duhet të marrë përsipër investimet dhe menaxhimin afatgjatë të këtyre situata duke përfshirë edhe rishikimin e rregullores të menaxhimit të digave dhe dëmeve, por edhe rishikimin e ligjit të digave që duhet të marrë përgjegjësi për dëmet që shkakton në territor, qoftë në prodhimet bujqësore por edhe ndotjen.

Po aq shqetësim është edhe bllokimi i fshatrave turistike në skajin më verior gjatë dimrit, si për banorët që jetojnë atje ashtu edhe për turistët.

Gjuraj: Kanë shumë peshë edhe emergjencat në pjesën veriore, për muaj të tërë Thethi  dhe zona të tjera mbeten të bllokuara nga ngricat dhe bora për shkak të moskordinimit si duhet mes institucioneve për të liruar segmente të tilla rrugore që janë jetike për banorët por edhe parakusht për zhvillimin e turizmit atje.

Etiketat e lidhura

GjurajPDShkodrën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
Tani

Trazirat në Tiranë, lirohen 12 protestues. Gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 8 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 20 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari
Para 24 minutash

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.