Gjykata Administrative e Tiranës i jep të drejtë IMT: Adriana Kalaja ndërtoi pa leje, të prishet objekti
Gjykata Administrative e Tiranës ka legjitimuar vendimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për të prishur ndërtimin pa leje të realizuar nga Kryertarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja. Gjykata ka konfirmuar se Adriana Kalaja ka ndërtuar pa leje shtesën në pallat dhe se ky objekt do të duhet të prishet.
Kalaja u kap në flagrancë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit duke ndërtuar pa leje. Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit ku banon në zonën e Kodrës së Diellit.
Sipas procedurës ligjore të parashikuar në këtë rast, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore.
Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje. Ndërkohë që IMT i ka dorëzuar palës që ka kryer shkeljen edhe gjobën e përllogaritur në bazë të shkeljes së kryer.