Gjykata Administrative në ngërç: 12 mijë çështje që presin. 70 % e vendimeve kundër biznesit

Edhe pse u ngrit tre vite më parë për të zgjidhur në kohë të shpejtë konfliktet mes shtetit dhe biznesit, Gjykata Administrative duket se ka dështuar në misionin e saj, pasi ajo është thuajse e paralizuar në punën e saj. Është ky shqetësimi i Këshillit Kombëtar të Investimeve, i cili në një raport të fundit të tij vëren se veprimtaria e kësaj gjykate është thuajse në ngërç total. Këshilli konstaton se në Gjykatën Administrative të Apelit, janë të depozituara 12 mijë çështje, të cilat janë pezull dhe presin të gjykohen nga vetëm 7 gjyqtarë.

Sipas raportit, për shkak të numrit të lartë të çështjeve dhe mungesës së burimeve njerëzore, gjykata administrative e apelit nuk arrin të shqyrtojë brenda afateve ligjore konfliktet që presin zgjidhje.

Raporti nënvizon se e vënë nën presion nga numri i lartë i çështjeve, për të kapur afatet ligjore, shpesh gjykata merr vendime me një cilësi të dyshimtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Këshillit të Investimeve, kjo përforcohet edhe nga një tregues tjetër, që është vendimmarrja e dukshme në favor të shtetit. Sipas raportit, për periudhën 2014-2015, mbi 70 për qind e vendimeve të gjykatës administrative të apelit ishin në favor të shtetit dhe kundër biznesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje sipas raportit në shumë raste biznesi e ka të pamundur edhe të ketë akses në drejtësi pasi pjesa dërrmuese e apelimeve refuzohen dhe nuk merren fare parasysh nga gjykata, siç është rasti i apelimeve tatimore dhe ato doganore që pranohen vetëm në masën 4 dhe 2 për qind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?