Gjykata Administrative shpall moskompetencën, mbetet në fuqi karantinimi 14 ditor i emigrantëve

Ditën e sotme gjykata Administrative ka shpallur moskompetencën për gjykimin e vendimit të marrë nga Komiteti i Ekspertëve, ku parashikohej një karantinim 14 ditor i emigrantëve që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut duke u mohuar të drejtën e votës.

Lidhur me këtë vendim ka pasur reagime nga institucione të ndryshme të shtetit shqiptar, që nga presidenti deri tek avokati i Popullit dhe figura të tjera publike të ilet e konsideruan veprimin si flagrant pasi ndalonte emigrantët shqiptarë që të ushtronin të drejtën e votës.

Ndërkohë LSI ankimoi vendimin e komitetit të Ekspertëve duke e dërguar n gjykatën administrative, por ditën e sotme kjo e fundit njoftoi moskompetencën lidhur me gjykimin e këtij vendimi dhe kaloi çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

Kolegji zgjedhor mund të mblidhet me urgjencë ditën e sotme ose të nesërmen, pasi nuk kanë mundësi të marrin vendim lidhur me këtë çështje më vonë duke qenë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen ditën e dielë.

SHKARKO APP