Gjykata Antikorrupsion, Simoni: 30 dosje me 200 të pandehur në duart tona

Mbi 30 dosje me 200 të pandehur të arrestuar pritet t’i kalojnë për shqyrtim Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. E themeluar në janar të 2004, Krimet e Rënda pritet të shndërrohen në një gjykatë të posaçme antikorrupsion dhe antikrim.

Sandër Simoni i cili drejton këtë Gjykatë thotë se puna e Gjykatës mbahet peng nga ngritja e Prokurorisë së Posaçme.

“Çështjet që janë në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me korrupsionin ose krimin e organizuar,  mbeten sërish në kompetencën e Gjykatës së Posaçme dhe ne do vijojmë me shqyrtimin e tyre. Janë më tepër se 30 çështje, qe i referohen më shumë se 200 të pandehurve”, thotë Simoni.

Konsitutimi i dy institucioneve do jetë i njëkohshëm.  Simoni thotë se janë marrë  dhe masat organizative, është hartuar strategji për buxhetin, ridimensionimi i sistemit të sigurisë dhe aftësimi i teknologjisë për serverat, regjistrat si dhe  emërtesat dhe togat e reja.

“Do të kemi një sistem të ri sigurie, dhe kjo godinë do të merret në ruajtje nga një strukturë e veçantë që do të krijohet pranë drejtorisë së Policisë”, pohon kreu i Krimeve të Rënda.

Po a do të kemi një Gjykatë të pavarur pas këtyre reformave? Sipas tij ”duke patur një rregullim të veçantë me strukturë që ka elemente sigurie dhe kontrolli periodik, normal që do të ofrojë elemente të pavarësisë. Një Gjykatë që do të funksionojë në mënyrë të pavarur, dhe për këtë inkurajoj kolegët e mi në procesin e mëtejshëm, jo vetëm në aplikimin por edhe në ushtrimin  e detyrës”. /A2CNN

Gjykata Antikorrupsion, Simoni: 30 dosje me 200 të pandehur në duart tona

SHKARKO APP