Gjykata dhe Prokuroria: Ekstremisti grek, Konstantinos Kaçifas është vetëvrarë

Konstantinos Kaçifas është vetëvrarë. Çështja e vdekjes së ekstremistit grek në fshatin Bularat, është pushuar zyrtarisht nga Gjykata e Gjirokastrës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka.

Ekstremisti grek është vetëvrarë në ngjarjen e 28 tetorit 2018. Në seancën e zhvilluar pak ditë më parë në Gjirokastër, në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm Jani Kacifas, babai i të ndjerit.

Deri më tani është premtuar nga familjarët se çështja do të dërgohet edhe në Gjykatën e Strasburgut, pasi pretendojnë se i riu është vrarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?