Gjykata e Apelit Durrës transferohet në Kavajë
Gjykata e Apelit Durrës, vlerësohet e dëmtuar por e banueshme. Gjykata do ti nënshtrohet rikonstruksionit të pjesshëm. KLGj-ja vendosi se deri në përfundimin e rikonstruksionit gjykata e Apelit Durrës do të transferohet në Kavajë ku nuk do të ketë pengesë për zhvillim gjyqesh. Dëmet janë kryesisht në kolona. Në muajin gusht godina e gjykatës i ishte nënshtruar një rikonktruksioni të pjesshëm, kryesisht në sallën e komunikimit me publikun. Nga lëkundjet e forta sizmike të datës 26 Nëntor, por edhe në vijim me pasgoditjet u dëmtuan shumë objekte, përfshirë gjykata dhe prokurori në Tiranë, Durrës dhe në Lezhë.
KOHA JONË SONDAZH

