Gjykata e Apelit të Katanias liron nga qelia Moisi Habilajn, tashmë në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit të Katanias liron në arrest shtëpie Moisi Habilajn i cili po nga Shkalla e Parë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Sipas mediave italiane, ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi Habilaj akuzohet nga drejtësia italiane se ka transportuar drogë me vlerë 20 milionë euro nga Shqipëria drejt Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?