Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

I hapet rruga ekstradimit të Ervin Matës drejt Shqipërisë. Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij, për t’u përballur me akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës.

Gjykata vlerësoi se kërkesa e Shqipërisë plotëson kushtet ligjore dhe se veprat për të cilat akuzohet Mata parashikohen si vepra penale edhe nga legjislacioni brazilian.

Ervin Mata u arrestua në prill në Ilha Bela të Brazilit. Ai përdorte dokumente angleze, të vlefshme deri në 2030, për t’iu fshehur autoriteteve pasi nda tijj ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Lartë Federale e Brazilit. Shteti shqiptar kërkonte arrestimin e tij që nga viti 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?