Gjykata e Durrësit kalon në kolaps, Çera: Janë 11 gjyqtarë dhe kanë mbi 5 mijë dosje. Godina është e rrënuar

Zv/kryetari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera flet për shqetësimin e madh të zvarritjes së gjyqeve. Vetting-u ka përgjysmuar stafin e magjistratëve. Në Durrës janë 11 gjyqtarë nga 23 që ka në organikë.

“Organika e Gjykatës e miratuar nga KLGJ parashikon 23 gjyqtarë, ku aktualisht ushtrojnë detyrën efektivisht vetëm 11 gjyqtarë. Përveçse Gjykata aktualisht punon me gjysmën e kapacitetit në burime njerëzore, sjellim në vëmendje tendencën gjithnjë e në rritje të çështjeve për gjykim. Zgjerimi i juridiksionit të kësaj Gjykate me 4 Bashki, ngarkon gjyqtarët dhe të gjithë administratën përtej standardeve normale të punës”, tha Çera.

Ngarkesa e madhe ka renduar gjyqtarët të cilët punojnë përtej kapaciteteve për zbardhjen e vendimeve në kohë. Qytetarët e Durrësit nuk mund të marrin drejtësi në kohën e duhur, tha kryegjyqtari teksa rendit faktorët.

“Mungesa e burimeve njerëzore (mungesa e gjyqtarëve nëorganikë); Rishortimi disa herë i çështjes për shkak të ndryshimit tëtrupit gjykues (ndryshimi i gjyqtarëve për shkak tëvettingut, lëvizjeve paralele, dorëheqjeve, transferimit tëgjyqtarëve, etj.) Rritja ndjeshëm e numrit të çështjeve që vijnë për gjykim”, u shpreh me tej kryetari i komanduar i gjykatës. Një shqetësim tjetër është infrastruktura. Godina e gjykatës së Durrësit është e rrënuar, ndaj i kërkojnë Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGj-së ndërtimin e një godine të re.

SHKARKO APP