Gjykata e Elbasanit vendos të mos ekstradohet, rusja e akuzuar për spiunazh do të qëndrojë në Shqipëri

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur mos ekstradimin e shtetases ruse, Svetlana Timofueva.

Në seancën e shkuar vetë prokuroria dhe mbrojtja kanë kërkuar mos ekstradimin e Timofueva. Nga ana tjetër vetë Timofueva është shprehur që ka kërkuar azil politik në Shqipëri.

Gjykata e Elbasanit ka vendosur mos ekstradimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i Timofuevës, Fatmir Lushi shprehet se ky vendim i gjykatës është mëse i drejt pasi vet shtetasja ruse ka dalë kundër sistemit të Putinit dhe ekstradimi i saj mund të rrezikonte jetën në ambientet e burgjeve në Rusi, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia ruse për spiunazh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?