Gjykata e Lartë: Ardian Fullani dhe Elivar Golemi të lirë, detyrim paraqitje

Të dy do të paraqiten një herë në javë para prokurorisë. Ky është vendimi që Gjykata e Lartë mori sot paradite.  Por ndryshe nga Golemi e cila sot do të lërë qelinë, Fullani ka të drejtë të dalë nga shtëpia, ku ishte detyruar të qëndrojë pas vendimit të gjykatës të Gjykatës së Apelit.

Lirimi i Elivar Golemit

Gjykata e Lartë liron nga qelia ish-Inspektoren e Përgjithshme, Elivar Golemi. Vendimi u dha në orën 10:40 minuta nga Gjykata e Lartë e cila rrëzoi vendimet e dy gjykatave më poshtë, atë të Apelit dhe të Tiranës. Gjykata vendosi detyrim me paraqitje për Elivar Golemin.

“Gjykata e Lartë korigjoi vendimet e gjykatave më të ulëta. Masa e sigurisë ishte në papërshtatshëri me  personalitetin e Golemit” tha Fatos Shanaj, avokati mbrojtës i Elivar Golemit pasi doli nga gjykata.

SHKARKO APP