Gjykata e Lartë: Ilir Meta do të qëndrojë në burg

Gjykata e Lartë rrëzon Ilir Metën. Kreu i Partisë së Lirisë do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

“Në lidhje me interesimin tuaj për çështjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimin nr.59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Kurse Kryemadhi duhet të zbatojë masën detyrim paraqitje të vënë nga GJKKO.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?