Gjykata e Lartë kroate: Ballist Morina të ekstradohet në Serbi

Duket se mundësitë e mos ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi janë të pakta. Këtë herë Gjykata Supreme e Kroacisë ka vendosur që Morina të ekstradohet në Serbi për t’u gjykuar për ngritjen e dronit para tre viteve në ndeshjen mes Serbisë dhe të Shqipërisë.

Gjykata e Lartë e Kroacisë konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut duke i hapur rrugën ekstradimit të shqiptarit. Gjykata Supreme vendosi që ankesa e tij ishte e pabazë, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për ekstradim.

“Gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht. Nuk mund të supozohet me arsye se personi për ekstradim në Republikën e Serbisë, vetëm pse është shqiptar dhe për shkak të bindjeve të veta politike do të jetë i diskriminuar gjatë gjykimit, përkatësisht se për këtë shkak do të ketë pozitë të vështirësuar”,- thuhet në vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vendimin përfundimtar do ta marrë ministri i Drejtësisë kroate, pasi foli gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?