Gjykata e Lartë liron ish-drejtorin e Tatimeve të Tiranës
Gjykata e Lartë e ka lënë të lirë ish-drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi. Ndaj tij Apeli kishte lënë në fuqi masën arrest shtëpie.
Konkretisht, Kokthi akuzohet se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave.
Hetimi ndaj tij nisi pasi agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar në Policinë e Tiranës morën informacione nga vetë inspektorët se, në disa raste drejtori i tyre u kthente mallin e bllokuar bizneseve që ata procedonin për shkak se fshihnin detyrimet tatimore.
KOHA JONË SONDAZH

