Gjykata e Lartë refuzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe vartësit e tij.

Gjykata vendosur mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tushe u arrestua me 6 korrik bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës lidhur me një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë së Posaçme të nisura në 2020-ën rezultoi se Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?