Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të datës 15 qershor, me të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk pranoi tërheqjen e saj nga gjykimi i shkurtuar.

Fatime Kryemadhi është marrë e pandehur për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas SPAK, ajo dyshohet se ka ndihmuar ish-çiftin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në pastrimin e të ardhurave të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria e Posaçme pretendon se Fatime Kryemadhi ka pastruar rreth 645 mijë euro në kuadër të një skeme të mirëfilltë korruptive, në të cilën përfshihen edhe vajza e saj, Ema Çoku, si dhe ish-dhëndri, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?