Gjykata e Lartë shtyn gjyqin ndaj deputetit shkodran, ja shkaku
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 13:05
Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë gjyqin ndaj deputetit Tom Doshi, dhe dy personave të tjerë, Mark Frroku dhe Durim Bami.
Seanca ishte parashikuar që të niste sot në orën 10:00 por për shkak të mos krijimit të Kolegjit Penal, ajo është shtyrë për një datë tjetër.
Dy gjyqtaret, Evelina Qirjako dhe Adriana Fullani janë dorëhequr nga detyra, pasi u ka mbaruar mandati.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Gjykata e Lartë ka shtyrë këtë çështje.

