Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Ergys Kolaverit

Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Ergys Kolaverit, i shpallur i pafajshëm nga Apeli, për akuzën e një atentati brenda burgut të Vaqarrit.

Përmes një vendimi në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit ndaj Kolaverit dhe ka kthyer çështjen në të njëjtën gjykatë për rishqyrtim me një trupë të re gjykuese.

Kolaveri fitoi pafajësi në Apel në vitin 2022, ndërsa në Shkallën e Parë ishte dënuar me 20 vite burg, si autor i plagosjes me snajper të të paraburgosurit Gazmir Daci, teksa ky i fundit kishte dalë për ajrim në burgun e Vaqarrit ne vitin 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?