Gjykata e Lartë ka vendosur që dosja e “21 janarit” të hetohet nga Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Gjykata e Lartë detyron SPAK të regjistrojë procedimin penal, duke pranuar kështu rekursin e Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës.
Kolegji penal i Gjykatës se Lartë pasi dëgjoi relatimet dhe mbajtur parasysh vendimin e Strasburgut 2023 lidhur me zgjidhjen efektive vendosi: ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit, pra duhet që SPAK të hetojë.
Pra Berisha, Basha e të tjerë do të jenë nën hetim.
Priten zhvillime të rëndësishme pas fillimit të SPAK.