Gjykata e lë në burg, Mark Frroku: Llalla do të më burgosë

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Mark Frrokut për mbylljen e hetimeve, duke lënë në fuqi vendimin për zgjatjen e hetimit deri në 28 dhjetor të këtij viti.

Pas seancës, Mark Frroku tha se arrestimi i tij është politik, ndërsa akuzoi kryeprokurorin Llalla se sipas tij, ai ka qëllim burgosjen e tij.

“Arrestimi im është i paligjshëm, është arrestim politik. Po më shkatërrojnë familjen dhe biznesin. Kryeprokurori ka qëllim burgosjen time. Do provoj që jam i pafajshëm për akuzat”, deklaroi Frroku.

SHKARKO APP