Gjykata e Lezhës jep vendimin për 11 punonjësit e Kadastrës
Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të 11 punonjësve të Kadastrës, të vënë nën akuzë për moszbatimin e një vendimi gjykate për konfiskimin e një prone.
Punonjësit kane pretenduar se nuk mund te shkelnin ligjin, pasi gjykata e kishte rrezuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e kësaj prone dhe kalimin e saj ne favor te shtetit.
Pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Renis Sheshi, pranoi kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj dhe la në fuqi vendimin e pezullimit te punonjësve.