Gjykata e Posaçme dënon Rezart Taçin me 11 vite burg
GJKKO ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar se do të pastronte 18.3 mln euro të mafias italiane ”Cosa Nostra” në Shqipëri.
Gjykata ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga italianë të dyshuar të lidhur me ”Cosa Nostrën”, që dyshohet se Taçi do t’i pastronte me transaksione përmes firmave të naftës.
Biznesmeni u gjykua në mungesë për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal” pasi është në arrati prej vitit 2021, ndërsa për 4 italianë të dyshuar, SPAK e ka veçuar çështjen dhe i ka dërguar në Itali aty ku vijon procesi.
18.4 mln euro të mafies italiane ”Cosa Nostra” u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan. SPAK thotë edhe se Taçi do pastronte paratë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen.
KOHA JONË SONDAZH

