Gjykata e Posaçme e Apelit vendos për Sajmir Tahirin: Dënohet me burg 3 vjet dhe 4 muaj, arrestohet në sallë

Gjykata e Posaçme e Apelit dha vendimin sot në ora 17.19 për dënimin e ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri me 3 vite e 4 muaj burg. Ish-ministri Tahiri u shoqërua me pranga në duar për në qelitë e burgut të Tiranës.

Gjykata u shpreh se është provuar që Saimir Tahiri ka përfituar nga aktiviteti i Habilajve.

Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e parë e gjykatës speciale, duke rrëzuar faktin që Tahiri do të kalonte në Shërbim prove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dhënise së vendimit reagoi ish-ministri duke thënë kam zbatuar ligjin dhe se kam punuar me korrektësi, por kjo është hakmarrje politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Gjykata i la 45 ditë mundësi apelimi në gjykatën e lartë ish-ministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?