Gjykata e Posaçme: Mos nxirrni të dhëna sekrete të dosjes së kryeprokurorit të arrestuar!

Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, mori edhe nga gjykata e posaçme arrest me burg. Por gjykata vendosi që të ndalojë botimin në media të dosjes hetimore të tij. Mosrespektimi përbën vepër penale, njofton gjykata.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e nevojave të sigurimit, në respektim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Auren Zarka dhe vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25, 319 dhe 25 dhe 319/ç të Kodit Penal.
  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 92, datë 03.07.2024 vendosi:
  2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Aurel Zarka me vendimin Nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021), “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
  3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  4. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 31.07.2024

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?