Gjykata e Tiranës drejt kolapsit, ushtrojnë detyrën 76 gjyqtarë, 10500 dosje për gjykim

Gjykata e Tiranës mund të futet në një kolaps. Aktualisht në këtë institucion ushtrojnë detyrën 76 gjyqtarë ndërsa kreu i kësaj gjykate, Enkelejdi Hajro paralajmëron një kolaps në dhomën e kësaj Gjykate, situatë e njëjtë siç ndodh me Gjykatën e Lartë ku në arkivë janë akumuluar 20 000 dosje pasi mungojnë gjysma e gjyqtarëve, ndërsa aktualisht e ushtrojnë detyrën 76 gjyqtarë.

“Për mua shqetësimi më i madh si kryetare e gjykatës është se gjykata penale mund të shkojë në kolaps jo për shkak të mënyrës së ndarjes ne seksione, por vetëm për shkak të mungesës së ambienteve të domosdoshme funksionale, burimeve njerëzore, numrit të vogël të sallave të gjykimit dhe numrit të gjyqtarëve që duhet të shtohet me urgjencë” – shkruan Hajro në letrën e saj publike drejtuar institucioneve si KLD dhe Presidencë.

Zgjidhje për këtë situatë sipas gjyqtarëve pritet të vijnë dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor një institucion i parashikuar në reformën në drejtësi për të zëvëndësuar KLD, por deri më tani ky intsitutcion nuk është krijuar.  Aktualisht në Gjykatën e Tiranës me aplikimin e kodit të ri të procedurës penale shkon në 10500 dosje ndërsa hapësira e arkivës për të sistemuar të gjitha dosjet, kërkesat vendimet dhe paditë është vetëm 16 m2.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?